Nora Gjakova humb në çerekfinale të Evropianit, lufton për të bronztën

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, nuk ka arritur në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian për Senior në Montpellier, Francë, në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi humbi në çerekfinale ndaj gjermanes, Pauline Strake.
Gjakova ishte më aktive në këtë luftë, duke detyruar kundërshtaren e saj të ndëshkohej herët me dy kartonë të verdhë.
Por përballja në vazhdim doli të ishte më e vështirë seç pritej, pasi shkuan në ‘golden score’.
Aty, Strake fitoi me një lëvizje, duke çuar rezultatin në 1:0, çka mjaftoi për fitoren e gjermanes.
Sidoqoftë, nëse jo medaljen e artë, Nora do ta vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së bronztë nëpërmjet repesazhit.