Nora Gjakova kalon në çerekfinale në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit.
Gjakova shënoi një fitore të madhe me IPPON ndaj xhudistes bullgare, Ivelina Ilieva, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që xhudistja kosovare para raundin të tretë, në raundin e dytë eliminoi kundërshtaren braziliane, Jessica Lima.
Fituesja olimpike në çerekfinale do të luaj ndaj francezes, Sarah Leonie Cysique./Indeksonline/