Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Grand Prix-it në Gjeorgji
Nora Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë -57 kg. Në çerekfinale ajo mundi vendasen, Eperi Lipertaliani.
Në përballjen e vlefshme për rundin e dytë të Grand Prixit të Gjeorgjisë, Nora Gjakova e mposhti me ippon xhudisten turke, Seyma Ozerler. Kosovarja e kaloi rrethin e parë pa luftë.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me xhudisten nga Holanda, Sanne Verhagen. /IndeksOnline/