Nora Gjakova fiton medaljen e artë, mposht rusen në finale
Nora Gjakova është fituese e medaljes së artë në turneun Grand Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi.
Nora në finale e mposhti me ippon xhudisten nga Rusia, Anastasiia Konkina, në kategorinë deri -57 kilogramë.
Deri në finale Nora pati punë shumë të vështirë. Ajo e kaloi pa luftë rundin e parë, kurse në të dytin triumfoi kundër xhudistes nga Rumania, Loredana Ohai. Në çerekfinale, Gjakova u përball me xhudisten franceze, Priscilla Gneto, duke triumfuar me Ippon për të siguruar gjysmëfinalen. Kampionia evropiane tregoi cilësi të madhe edhe kundër xhudistes nga Taipeh, Chen-ling Lien, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon.
Më herët, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi i fituan medaljet e argjendta.