Nora Gjakova nuk ndalet, kalon në finale dhe i siguron medalje Kosovës
Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sportistja e vitit 2018 në Kosovë, mposhti në gjysmëfinale, holandezen Sanne Verhagen, kategoria -57 kg.
Me kualifikim në finale, Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të tentojë ta marrë të artën.

Në çerekfinale të këtij Grand Prixi, kosovarja e mposhti me rezultat 1:0 xhudisten vendase, Eteri Liperteliani, dhe e siguroi kështu vendin në gjysmëfinale. /IndeksOnline/