Nora fton artistët të mbështesin studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.
Në një postim në rrjetet sociale, Nora shkruan:
“Zani jonë ka peshë. Gjuha shqipe nuk osht veç komunikim, osht identitet, histori dhe sakrificë e gjeneratave tona. Sot studentët shqiptarë kanë nevojë për mbështetjen tonë.”
Ajo gjithashtu i fton kolegët e saj të estradës dhe figurat publike që të ndajnë postimin dhe të japin zërin e tyre për kauzën:
“Kur bashkohemi për një kauzë të drejtë, ndikimi ynë bëhet shumë ma i madh.”/Indeksonline/


