Nora Istrefi mahnit me trupin nga pushimet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mahnitëse nga pushimet që po shijon në Bodrum të Turqisë.
E shoqëruar nga vajza e saj Renee, Nora ka treguar një kombinim perfekt mes stilit, elegancës dhe formës së saj të jashtëzakonshme fizike.
Në secilën prej fotografive, këngëtarja e hitit “Dy shokë” rrezaton vetëbesim dhe hijeshi.















