Nora po vjen, në fustan të bardhë zemrat “ua merr”

Nora Istrefi po rikthehet me një projekt të ri muzikor i cili këtë herë do të jetë në bashkëpunim.
Këngëtarja e njohur ka bashkuar forcat me Butrint Imerin në këngë e re e cila lansohet këtë të diel.

Por, para publikimit të këngës, dy artistët kanë “ngacmuar” adhuruesit me postime dhe fotografi nga shesh xhirimet e projektit.
Vëmendja më e madhe ishte te Nora dhe paraqitja e saj super seksi duke theksuar linjat “bombastike” për të cilat ajo njihet.

Edhe në një fotografi të radhës ajo shihet e veshur në të bardha teksa dukej më e bukur se asnjëherë.
“Së shpejti”, ka shkruar Nora, ndërsa mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur artistët./Indeksonline/