75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / AR

Nora po xhiron klipin e ri, vjen me duet surprizë

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi po punon me një projekt të ri muzikor.

Indeksonline mëson se ajo aktualisht ndodhet në xhirime për klipin e këngës së re, e cila do të vijë si një duet surprizë me një emër të njohur të muzikës shqiptare.

Fansat janë kuriozë të zbulojnë me kë do të bashkëpunojë Nora këtë herë, pasi ajo ka sjellë disa bashkëpunime të suksesshme ndër vite.

Klipi pritet të publikohet shumë shpejt dhe do të shoqërohet me një stil dhe energji që karakterizon gjithmonë këngëtaren./Indeksonline/