75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nora tejet elegante, duket për mrekulli në paraqitjen e fundit

Këngëtarja Nora Istrefi në karrierën e gjatë muzikore ka ditur të sjellë vazhdimisht këngë të mira për fansat e saj, shkruan IndeksOnline.

Nora përpos suksesit në karrierën muzikore, ajo pëlqehet shumë edhe për dukjen e saj.

Elegante, me plot sharm dhe gjithnjë me paraqitje të mira, ajo ka fituar dashurinë e publikut.

Në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga fansat e saj, ajo publikon herë pas here fotografi të ndryshme. Së fundmi ajo është paraqitur tejet elegante, e veshur me një fustan të zi që i shkon shumë.

Format e saj trupore, edhe pasi është bërë nënë, tregojnë për një përkushtim të madh për dukjen e saj. /IndeksOnline