Nora Visoka-Weller nominohet Shefe e Misionit të Posaçëm në Greqi

Ministria e Punëve të Jashtme ka nominuar Nora Visoka-Weller të marr postin e Shefes se Misionit te Posacem ne Greqi.
Visoka-Weller është juriste mbi mbrojtjen e trashegimisë kulturore ne Universiteti i Kembrixhit.
Në vitet e fundit ajo ishte shumë aktive në frontin e trashëgimisë kulturore dhe poziten e Kishes Ortodokse Serbe në Kosovë, duke hetuar politikat e mbrojtjes së trashëgimisë, Visoka-Weller postin e parë diplomatik e ka mbajtur brenda Kombeve të Bashkuara si Kryeshefe për kontroll të armëve ne Balkanin Perendimor.
Ajo ka përvoje ndërkombëtare në Ballkan, Lindjen e Mesme, Qipro dhe Afrikën e Jugut.
Sfondi arsimor e ka perfunduar në Universitetin e Kembrixhit dhe Universitetin e Harvardit, është anëtare në Shoqerinë prestigjioze te Artit në Mbreterinë e Bashkuar.
Duke marr parasysh bagazhin serioz profesional te Visoka-Weller duket se me këtë nominim Kosova bën hap të rëndësishëm në raportet diplomatike me shtetin e Greqisë.