16:51 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Normat e kredive hipotekare në SHBA rriten mbi 3%

Normat për kredi hipotekare në SHBA janë rritur mbi 3% këtë javë që është hera e parë në 10 javë, derisa rimëkëmbja ekonomike nga pandemia vazhdon të jetë sfidë e inflacioni mbetet i rritur.

Një nga blerësit e hipotekave, Freddie Mac, tha se mesatarja për një kredi në periudhë 30 vjeçare për një shtëpi është rritur në 3.02 % nga 2.93 % sa ishte javën e kaluar – derisa kjo normë ishte 3.13 % një vit më parë.

Norma për një kredi 15 vjeçare, një opsion shumë i përdorur nga pronarët e shtëpive të cilët ri-financojnë hipotekat e tyre, u rrit në 2.34 % nga 2.24 % sa ishte javën e kaluar, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Ekonomistët e Freddie Mac presin që normat e kredive hipotekare të rriten gradualisht në gjysmën e dytë të vitit.

Por, sipas një raporti qeveritar shpenzimet e konsumatorit ishin të sheshta në maj, mirëpo inflacioni shënoi të ardhura të konsiderueshme që është edhe vlera më e lartë në pothuajse gati tre dekada.