Normat e sulmit në zemër janë më të larta kur temperatura është nën 0
Moti i ftohtë mund të shkaktojë një sulm në zemër, sugjeron hulumtimi.
Gjendja kërcënuese për jetën ka më shumë gjasa të ndodh në ditët e ftohta, me erë kur ka pak diell, ka gjetur një studim i ri.
Temperaturat nën zero mund të rrisin rrezikun e një personi për të vuajtur llojin më të rëndë të sulmit në zemër nga gati 10 për qind, shton hulumtimi.
Moti i akullt mendohet të shkaktoj ngushtimin e enëve të gjakut, duke kufizuar furnizimin e oksigjenit të zemrës, tha profesori David Erlinge, nga Universiteti i Lundit.
Ftohjet dhe gripi janë gjithashtu më të zakonshme gjatë muajve të dimrit, të cilat kanë treguar se rrisin rrezikun e një sulmi të zemrës.
Studiuesit analizuan 16 vjet të motit dhe datës së sulmit në zemër nga regjistrat kombëtarë suedezë midis 1998 dhe 2013.
Kjo përfshiu informacionin e mbi më shumë se 274 mijë njerëz të moshës 50 deri në 89 vjeç.
“Ditët me temperaturë të ulët të ajrit dhe presion atmosferik, shpejtësi të lartë të erës dhe periudha më të shkurta të diellit u shoqëruan me rrezikun e sulmit ne zemër”, tha profesor Erlinge.
“Rreziku më i lartë i sulmit në zemër ishte në ditët kur temperaturat e ajrit ishin më pak se 0 gradë celsius”./Indeksonline/