Norvegjia e bën horë Italinë

Norvegjia ka marr tre pikë të reja në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Kombëtarja norvike e mposhti para tifozëve vendas kombëtaren e Italisë, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Alexander Sorloth hapi serinë e golave në minutën e 14-të.
Antonio Nusa dyfishoi rezultatin në minutën e 34-të, derisa tetë minuta më pas, Erling Haaland vulosi fitoren e Norvegjisë.
Norvegjia mbetet e pamposhtur këtë edicion me tre fitore, duke kryesuar Grupin I, me 9 pikë, ndërsa Italia nuk ka asnjë pikë./IndeksOnline/