Norvegjia e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, priti në një takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Ambasadori, Per Strand Sjaastad, ka përgëzuar zëvendës-kryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behxhet Pacolli për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, duke i përcjellë njëkohësisht edhe urimet nga Institucionet respektive të shtetit norvegjez.
Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian./AktivPress