Norvegjia fiton bindshëm ndaj Irakut, shkëlqen Haaland
Norvegjia e ka nisur me fitore Kupën e Botës.
Kombëtarja nordike fitoi bindshëm ndaj Irakut, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar dy gola.
25-vjeçari hapi serin e golave në minutën e 25-të, para se Aymen Hussein të barazonte shifrat në të 39-tin minutë.
Pas katër minutave, Haaland riktheu epërsinë e Norvegjisë.
Leo Ostigard vulosi fitoren në minutën e 76-të, derisa Hussein shënoi autogol në 90+6, për rezultatin përfundimtar 4-1./IndeksOnline/

