75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Norvegjia mbështet shoqërinë civile në Kosovë dhe Shqipëri me 1.5 milion euro

Ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë si dhe Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqërinë Civile, Taulant Hoxha, përmes një komunikate, ka lansuar Programin trevjeçar të Shoqërisë Cilivile për Kosovë e Shqipëri e cila u mbajt sot, më 23 tetor.

Qëllimi i këtij programi të financuar me buxhet prej 1.5 milionë eurosh, është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme në Shqipëri e Kosovë.

“Më 23 tetor të vitit 2018, Shkëlqesia e tij z. Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë dhe Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, z. Taulant Hoxha, zyrtarisht lansuan Programin trevjeçar të shoqërisë civile për Shqipëri dhe Kosovë. Me një buxhet të gjithmbarshëm prej 1.5 milion euro, programi financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga KCSF në partneritet me Partnerët Shqipëri.

Gjatë hapjes së fjalimit, Drejtori për Fondacion Kosova për Shoqërinë Civile, Taulant Hoxha, theksoi rolin e shoqërisë civile në demokratizimin e Kosovës dhe mbështetjen shumë-vjçarë nga ana e Norvegjisë.

“Duke iu drejtuar të pranishmëve, Ambasadori Sjaastad nënvizoi se shoqëria civile ka një funksion të rëndësishëm mbikëqyrës në Kosovë dhe Shqipëri dhe është pjesë e mekanizmave të kontrollit në një demokraci të fuqishme. Jemi të kënaqur që KCSF do ta menaxhojë Fondin norvegjez për OJQ, theksoi Ambasadori, dhe shpresojmë se ky Fond do të sigurojë mundësi të reja në ndërtimin e një shoqërie civile të fuqishme, të pavarur dhe me bazë në komunitet në Kosovë dhe Shqipëri, përfundoi fjalimin e tij Ambasadori”./Indeksonline/