Norvegjia me ndryshime të mëdha ndaj Francës, 10 futbollositë që startuan ndaj Senegalit nuk do të jenë në formacion
Një nga ndeshjet më të mira të Kupës së Botës, ajo mes Francës dhe Norvegjisë, do të zhvillohet sonte, më fillim nga ora 21:00.
Të dyja kombëtaret tashmë kanë siguruar kualifikimin, por do të mësohet se cila prej tyre do të jetë si lidere e grupit, shkruan IndeksOnline.
Tifozët e futbollit janë në pritje të përballjes Kylian Mbappe – Erling Haaland, por si duket kjo nuk mund të ndodh nga fillimi i ndeshjes.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, kombëtarja norvegjeze do të bëj një revolucion, ku do të pushoj 10 futbollistë titullar që ishin në formacionin startues të ndeshjes së fundit ndaj Senegalit.
Erling Haaland e Martin Odegaard nuk do të luajnë nga fillimi.
Formacioni i mundshëm i Norvegjisë:
Selvik, Aursnes, Ostigard, Falchener, Bjorkan, Aasgaard, Berg, Thorsvtedt, Bobb, Strand Larsen, Schjelderup./IndeksOnline/

