75 Mall Live Search
15:48 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

Norvegjia, rekord medaljesh të arta në ‘Milano-Cortina 2026’

“Milano-Cortina 2026” po rezulton një edicion historik për Norvegjinë, e cila ka vendosur rekord për medalje të arta në një Olimpiadë Dimërore.

Suksesi i radhës erdhi në biatlon, në garën mass start 15 km për meshkuj.

Norvegjezi Johannes Dale-Skjevdal fitoi medaljen e artë me kohën 39:17.1, duke lënë pas bashkëkombësin e tij Sturla Holm Lægreid, i cili u rendit i dyti me 39:27.6.

Podiumi u plotësua nga francezi Quentin Fillon Maillet, që siguroi medaljen e bronztë me kohën 39:42.7.

Kjo ishte medalja e 17-të e artë për Norvegjinë në Milano-Cortina 2026, një arritje që konfirmon dominimin e saj në sportet dimërore.

Fitorja e Dale-Skjevdal shton një tjetër kapitull të artë në historinë sportive të vendit nordik.