19:02 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nostalgji “Për një dashuri”, Ermali dhe Butrinti brenda një dite “kapin” 1 milion klikime

Ka një karrierë të gjatë e të suksesshme, por Ermal Fejzullahu mund të themi se definohet më së miri me hitin “Për një dashuri” që u publikua këtu e 15 vite më parë.

Kjo këngë ka arritur të rezistoj edhe përkundër viteve dhe ende dëgjohet e pëlqehet shumë, dhe duke u nisur nga kjo Ermali mendoj ta rikthente në një version të ri, shkruan Indeksonline.

Për ta bërë këtë Ermali bashkëpunoj me një nga artistët më të pëlqyer të gjeneratës së re, Butrint Imeri.

“Për një dashuri” u pëlqye shumë edhe në versionin e përpunuar, teksa arriti 1 milion klikime në kanalin “Youtube” brenda vetëm një dite.

Adhuruesit patën nostalgji, e kënga u rikthye në hit./Indeksonline/