23:12 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nota e portierit të Kosovës pasi priti dy penallti

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të EFL Kupës falë pritjes së dy penalltive nga Arijanet Muric.

Portieri i Kosovës ishte vendimtar në suksesin e skuadrës së Pep Guardiolës, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes ai u vlerësua me notën 7.1.

Lojtari i ndeshjes në këtë paraqitje ishte Kevin De Bruine i cili shënoi edhe golin e vetëm për Cityn gjatë ndeshjes.

Belgu u vlerësua me notën 8.0. /IndeksOnline/