Notarët Kosovarë përfundojnë garat në Lojërat Mesdhetare

Notarët Kosovar Alush Telaku dhe Vanesa Beka, sot kanë garuar në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
‘’Telaku garoi në 200 metra delfin, ku e mbylli garën në vendin e gjashtë, aq sa ishin garues, me kohë 2:13.84 minuta.

Beka garoi në disiplinën 50 metra bretkosë dhe doli e pesta, aq sa ishin garues, me kohë 37.14 sekonda.’’, thuhet në njoftimin e KOK-ut, transmeton Indeksonline.

Telaku garon edhe nesër në 100 metra delfin, ku do të mbyllet edhe garimi i ekipit tonë në Oran.

Njoftimi i plotë nga KOK:
Notarët tanë, Alush Telaku dhe Vanesa Beka, kane vazhduar garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Telaku garoi në 200 metra delfin, ku e mbylli garën në vendin e gjashtë, aq sa ishin garues, me kohë 2:13.84 minuta.
Beka garoi në disiplinën 50 metra bretkosë dhe doli e pesta, aq sa ishin garues, me kohë 37.14 sekonda.
Vanesa është vetëm 15-vjeçare dhe garat në LM Oran 2022, ku garoi me seniore, do të jenë përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.
Telaku garon edhe nesër në 100 metra delfin, ku do të mbyllet edhe garimi i ekipit tonë në Oran./Indeksonline/
