75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 21 Mars 2025 / G T

Notat e lojtarëve, kush ishte më i miri te Kosova mbrëmë?

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme për play-offin e UEFA Nations League.

Sofascore, faqja e njohue statistikave ka publikuar formacionin me notat e lojtarëve, shkruan Indeksonline

Sipas kësaj faqeje, më i miri në këtë ndeshje ishte poriteri Aro Muriq.

Aro bëri gjashtë pritje, duke shpëtuar Kosovën në disa raste. Ai u vlerësua me notën 8.1, që ishte më e larta në këtë ndeshje.

Notë të mirë te Kosova pati edhe dyshja e mbrojtjes, Amir Rrahmani (7.7) dhe Lumbardh Dellova (7.7).

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës./Indeksonline/