75 Mall Live Search
08:43 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / G T

Notat e lojtarëve, ky ishte më i miri në sfidën Argjentina-Brazili

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore 4:1 ndaj Brazilit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Sofascore ka publikuar notat e futbollistëve, shkruan Indeksonline

Lojtari më i mirë në fushë dhe me notën më të madhe ishte mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez.

Ai u vlerësua me notën 9.0, pasi bëri një asist dhe shënoi një gol.

Paraqitje pozitive pati edhe mesfushori De Paul, i cili u vlerësua me notën 7.8.

Më i dobëti në këtë ndeshje ishte braziliani, Wesley, i cili mori notën 6.0.

Kujtojmë që Argjentinas ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026 që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline./