15:21 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Notova mes peshkaqenëve për…/Dëshmia tronditëse e viktimës së miliarderit pedofil, e përdhunuar 3 herë në ditë

Një nga viktimat e miliarderit pedofil Jeffrey Epstein ka rrëfyer se është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të notonte në ujërat e mbushur me peshkaqen për t’u arrituri nga ishulli i orgjive të turpshme ‘Paedo Island’. Sarah Ransome ka dëshmuar se kishte bërë një përpjekje dramatike për t’i shpëtuar ferrit të abuzimeve pasi ishte përdhunuar disa herë në Little St James në Karaibe.

“Isha përdhunuar tri herë atë ditë, – ka rrëfyer ajo. Një peshkaqen mund të ishte shoku im më i mirë në atë moment. Nuk e mendoja fare në ato momente, doja vetëm të zhdukesha prej andej”.

Ajo kishte rrëmbyer një nga gomonet e vogla të shpëtimit me shpresën se do të largohej që aty por ishte pikasur nga kamerat e sigurisë të Epstein që e kishte kthyer sërish në shtëpinë luksoze.