16:52 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Nottingham Forest arrin marrëveshje me yllin ganez

Nottingham Forest ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit ganez Andre Ayew.

Gazetari Fabrizo Romano, raporton se marrëveshja është e përfunduar dhe 33-vjeçari do të jetë pjesë e klubit anglez për gjashtë muajt e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij, Ayew tashmë është në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Ganezi aktualisht është lojtar i lirë, ku së fundi ishte pjesë e skuadrës Al-Sadd nga Katari./IndeksOnline/