75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 09 Shtator 2025 / L A

Nottingham Forest gjen shpejtë zëvëndësuesin e Nunos

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Nottingham Foresti.

Prishja e raporteve të trajnerit me hierarkinë e klubit, në veçanti me presidentin Marinakis ishte ajo që ndikoi në këtë vendim.

Mirëpo duket se Forest nuk do të jetë gjatë pa trajner pasi që sipas gazetarit David Ornstein, zëvëndësuesi i tij pritet të jetë australiani, Ange Postecoglou.

Australiani së fundi kishte qenë pjesë e Tottenhamit, ku fitoi Ligën e Evropës sezonin e kaluar, ku u bë trajneri i parë që fitoi trofe me Tottenhamin pas 17 vitesh./IndeksOnline/