75 Mall Live Search
21:17 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / G T

Nottingham në gjysmëfinale të FA Cup

Skuadra e Nottingham Forest ka siguruar gjysmëfinalen e FA Cup.

Notts eliminoi në çerekfinale Brightonin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Amex”, shkruan Indeksonline

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat e barabarta 0:0. E njëjta ndodhi edhe në vazhdime, kurse në penallti, mysafirët fituan me shifrat 3:4.

Nottingham bëhet skuadra e dytë që siguron gjysmëfinalen në FA Cup, pas Crystal Palaces. Kurse nesër mësohen edhe dy ekipet tjera, në ndeshjet Preston-Aston Villa dhe Bourenmouth-Manchester City.

Kujtojmë që gjysmëfinalet e këtij kompeticioni zhvillohen në stadiumin “Wembley”./Indeksonline/