17:56 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

Novak Djokovic siguron finalen e Wimbledon

Novak Djokovic ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slemit më të madh të tenisit në botë, Wimbledon.

Tenisti serb në gjysmëfinale mposhti italianin, Jannik Sinner, me rezultat 3-0 në sete, 6-3, 6-4, dhe 7-6 (6-4), shkruan IndeksOnline.

Në finale Djokovic pret fituesin e përballjes mes Carlos Alcarez dhe Danil Medvedev.

Për 36-vjeçarin do të jetë finalja e nëntë e Wimbledonit, ku ka arritur të fitoj 7 herë ndërsa ka vetëm një humbje në vitin 2013 nga britaniku Andy Murray.

Nese Djokovic arrin ta fitoj finalen, atëherë do të barazoj legjenden zvicerrane, Roger Federer, i cili ka 8 tituj të Wimbledon./IndeksOnline/