75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

‘Novak Djokoviq ka probleme mentale’

Tenisti legjendar, suedezi Mats Wilander, ka thënë se tenisti serb, Novak Xhokoviq, do të ishte mirë që të mos paraqitet në Wimbledon sivjet, shkruan novosti.rs.

Përveç kësaj komentatori i Eurosportit ka thënë se Xhokoviq ka probleme mentale, në kuptim të asaj se nuk e ka vetëbesimin që e ka pasur më herët.

“Kam menduar se fizikisht nuk është i përgatitur, por ai po luan shumë mirë”, ka thënë Wilander, duke shtuar: “Mendoj se është në rrugë të mirë. Nuk mendoj se përgatitja fizike ka qenë ndonjëherë problem për të, por koka”, ka vazhduar ish-tenisti Wilander.