75 Mall Live Search
08:41 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Burim

Novobërdë, djali e bën për spital babain e tij

Dhuna në familje po vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në pasditen e së shtunës në Novobërdë, raporton IndeksOnline.

Në njoftimin e policisë thuhet se djali ka sulmuar fizikisht babain e tij.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/