Novobërdë: I hyjnë në stallë dhe ja vjedhin pesë krerë dhi

Në mëngjesin e së mërkurës persona të panjohur kishin hyrë me forcë në stallën e një banori të fshatit Paralovë të Novobërdës, duke ia vjedhur kështu pesë krerë dhi, transmeton IndeksOnline.
Policia bën të ditur se njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/