21:33 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / AR

Novosella dhe Jabllanica përkrahin projektin e Rrustem Berishës për ndryshimin në Pejë

Kandidati për kryetar të Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha ka marrë përkrahjen e Novosellës dhe Jabllanicës.

Ai përmes një postimi në Faceook tha se kërkesat e tyre do të jenë pjesë në programin e tij qeverisës.

Njoftimi i plotë:

Sonte kisha kënaqësinë të vizitoj fshatrat Novosellë dhe Jabllanicë e Vogël të Komunës së Pejës.

Bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal të kësaj zone z.Fatos Elezaj takuam banorët me të cilët diskutuam për brengat e shqetësimet e tyre të përditshme.

U zotova se kërkesat e tyre do të jenë pjesë në programin tim qeverisës dhe ju premtova që do të punojmë së bashku për të përmirësuar dhe avancuar kualitetin e jetës për këtë lokalitet.

Aleancë me qytetarin!