75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 08 Janar 2021 / A. M.

Novosti serb për Haradinajn: “Terroristi dëshiron të bëhet President i shtetit fals”

Mediat beogradase kanë transmetuar deklaratën e Ramush Haradinajt – duke iu referuar si ‘terrorist’ – për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

E përditshmja “Vecernje Novosti”, në artikullin me titull “Terroristi që dëshiron të bëhet President’ shkruan se Haradinaj ka deklaruar ‘se nëse zgjidhet në këtë post do t’i jepte prioritet anëtarësimit të – sic i referohet media beogradase Kosovës – ‘shtetit fals’

Poashtu, mediat serbe kanë transmetuar deklaratën e Haradinajt se ‘nuk është i interesuar për pozitën e kryeministrit por për atë të presidentit’.