75 Mall Live Search
13:06 / E Martë, 20 Maj 2025 / S Z

NP “Termokos” i dhuron një kamionetë NPL “Gjelbër”

Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., Fisnik Osmani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me kryeshefen ekzekutive të NPL “Gjelbër”, znj. Nora Cimili-Gagica.

Bazuar në këtë marrëveshje NP “Termokos” i jep NPL “Gjelbër”, në shfrytëzim një kamionetë, që do t’i ndihmojë kësaj ndërmarrjeje për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëra dhe për të mbajtur Prishtinën e pastër. 

“Bashkëpunimi në mes të ndërmarrjeve publike është me shumë rëndësi për ofrim të qëndrueshëm të shërbimeve për qytetarët në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/.