NP “Termokos” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me NPB-në

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të “Ndërmarrje Publike Banesore”, z.Arton Berisha.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dy ndërmarrjet do të vazhdojnë edhe më tutje bashkëpunimin për realizimin e shumë projekteve.
Për çdo intervenim në terren dhe aktivitete të ndryshme, që do të realizojë NP “Termokos” do të ketë mbështetjen e NPB-së për riparime të infrastrukturës rrugore, sanim të gropave, punim të pusetave, shtrim të kubëzve, riparim dhe mirëmbajtje të nënstacioneve etj.
Ky bashkëpunim do të jetë në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës.



