19:35 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / Gj. Sh

NPB aprovon buxhetin dhe planin e biznesit: Një kapitull i ri suksesi në Prishtinë

Pas një performance të jashtëzakonshme të ndërrmarjes për periudhën Janar- Shtator 2023 e cila ka rritur për 81% të hyrat në raport me periudhen e njejtë të vitit 2022, sot, Bordi drejtues i Ndërmarrjes Publike Banësore ka miratuar buxhetin për vitin 2024, duke sjellë me vete shpresat dhe pritjet e një vizioni të ri për kryeqytetin dhe qytetarët. Ky aprovim i buxhetit shënon fillimin e një kapitulli të ri të suksesit dhe përmirësimit të shërbimeve publike në kryeqytet.

Ndërmarrja Publike Banësore ka planifikuar investime të rëndësishme në hapsirat publik, duke përmirësuar qasjen dhe shërbimin  për qytetarët.

“Aprovimin e këtij buxheti për vitin 2024 mund ta quajmë një hap të madh përpara drejt qëllimit të Ndërmarrjes Publike Banësore për të ofruar shërbime cilësore dhe një mjedis më të mirë për qytetarët e kryeqytetit. Ky aprovim është një dëshmi e qartë e përkushtimit të bordit drejtues për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet dhe cilësinë e jetës së komunitetit.

Ndërrmarja Publike Banesore edhe gjatë vitit 2024 planifikon të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe Ndërrmarjet e tjera për të ofruar shërbime cilësore në dobi të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e NPB-së./Indeksonline/