75 Mall Live Search
15:23 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / S Z

NPB fillon shpërndarjen e faturave përmes zarfeve

Ndërmarrja Publike Banesore ka filluar shpërndarjen e faturave të mirëmbajtjes përmes zarfave, duke synuar përmirësimin e komunikimit me klientët dhe rritjen e transparencës në shërbimet e ofruara.

“Kjo iniciativë synon të sigurojë që çdo klient të marrë informacion të qartë dhe të detajuar mbi shërbimet dhe detyrimet financiare, duke kontribuar në një menaxhim më efikas të ndërtesave shumëbanesore dhe objekteve të tjera nën administrimin e NPB-së. Ndërsa sigurohet edhe ruajtja e privatësisë së të dhënave përmes shpërndarjes së personalizuar të faturave”, thuhet në njoftimin e NPB-së.

https://fb.watch/wBe0vmckzl/