20:54 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / S Z

NPB gjatë vitit 2023 shënoi rritje të të hyrave prej 87 %

Viti 2023 ka qenë i suksesshëm për Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), pasi që e ka mbyllur vitin 2023 me një rritje të të hyrave prej 87 për qind më shumë, në krahasim me vitin 2022. Kjo rritje sipas NPB-së reflekton përpjekjet dhe suksesin  e kësaj ndërmarrje vitin që lam pas.

Sipas raportit financiar të kësaj ndërmarrje në janar të vitit  2023 të hyrat e NPB-së ishin 2,733,599 euro. Ndërkaq në janar të vitit 2024 të hyrat janë 5,111,369 euro

“Ndërmarrja Publike Banesore mbyll vitin 2023 me një rritje prej 87% në krahasim me vitin 2022. Kjo arritje reflekton përpjekjet dhe suksesin e përgjithshëm të NPB në vitin e kaluar”, thuhet në njoftimin e NPB-së.