75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

NPB-ja dhe Njësia Speciale me aksion në lokalet e uzurpuara

Ndërmarrja Publike Banesore, së bashku me Njësinë Speciale të Policisë, kanë nisur një aksion mëngjesin e hershëm në Prishtinë.

Cak i këtij aksioni të përbashkët ishin lokalet e uzurpuara, shkruan IndeksOnline.

Aksioni ka nisur me një nga lokalet që gjendet në lagjen “Aktash”.

Burime të IndeksOnline pohojnë se lokalet në të cilat u zhvilluan operacionet, kishin kontrata të skaduara për qendrim, si dhe obligime të mëdha financiare – borxhe, ndaj NPB-së.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: