75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / b l

NPB-ja vendos aparate për shuarje zjarri në hyrje të objekteve banesore

Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar se po vazhdojnë me implementimin e projektit për rritjen e sigurisë në ndërtesat shumëbanesore.

Pas vendosjes së pllakave me rregullat e banimit kolektiv, këtë herë janë instaluar aparatat për shuarjen e zjarrit në hyrjet e objekteve banesore në “Ulpianë” dhe “Bregun e Diellit”.

“Ky projekt ndihmon në parandalimin e rreziqeve dhe në reagimin e shpejtë në raste emergjente”, thuhet në njoftim.