NPB me shifra fantastike, e rrit performancën financiare për 48%, brenda 6 muajve

Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar se është duke bërë progres të jashtëzakonshëm këtë vit.
Nën udhëheqjen e kryeshfeti Arton Berisha, NPB ka arritur që në këtë gjashtëmujor të parë të vitit 2023, të ketë 48% rritje të performancës financiare.
Kjo rritje është dukshëm me e qartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Raporti planifikim-realizim këtë vit ka rezultuar të jetë tejet frytdhënës.
Duke bashkëpunuar edhe me institucionet, NPB këtë vit njofton se ka rinovuar QKMF-në ne Qendër, atë në Hajvali dhe në lagjen e Muhaxherëve.
Është rinovuar gjithashtu Pishina e Gërmisë, është arritur marrëveshja me Drejtorinë e Investimeve Kapitale për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, e kështu me radhë.