23:04 / E Hënë, 15 Prill 2024 / FR

NPB njofton se ka filluar renovimi i objektit ku ka vepruar ambulanta e UÇK-së që gjendet tek varrezat e dëshmorëve në Viti

Ndërmarrja Publike Banesore ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për renovimin e objektit i cili gjendet brenda kompleksit të varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Viti të Marecit.

Në këtë objekt ka vepruar ambulanta ushtarake e UÇK-së.

NPB ka bërë të ditur se ky projekt është i përbashkët me Komunën e Prishtinës.

“Në kujtim të atyre që u flijuan për ne.
Në prag të përvjetorit në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, NPB ka filluar renovimin e objektit i cili gjendet brenda kompleksit të varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Viti të Marecit. Në këtë objekt ka vepruar ambulanta ushtarake e UÇK-së.
Ky projekt është i përbashkët në mes Komunës së Prishtinës dhe NPB-së”, thuhet në njoftim./Indeksonline/