NPB organizoi aktivitet për Muajin Rozë

Sot, Ndërmarrja Publike Banesore organizoi një aktivitet të veçantë në kuadër të Muajit Roze, duke ngritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit.
Ishte një ditë frymëzuese, ku u bashkuam për të mbështetur të prekurit nga kjo sëmundje dhe për të përhapur rëndësinë e kontrolleve të hershme.
E pranishme ishte edhe Dr. Brikena Dacaj Elshani, e cila përmes një fjalimi të mbajtur informoi në mënyrë të detajuar mbi parandalimin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët që u bënë pjesë e kësaj nisme të rëndësishme .Rozë për shpresën—kontrolli i hershëm shpëton jetë”, thuhet mes tjerash në njoftim.