15:15 / E Premte, 20 Janar 2023 / B O

NPB thirrje aplikuesve, bëhuni pjesë e projektit më të madh në qytet për renovim dhe mirëmbajtje

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë ka bërë thirrjen e radhës për të gjithë banorët e ndërtesave ne banim kolektiv që të aplikojnë deri me 31 janar për thirrjen e hapur.

Për të përfituar renovim falas qytetarët luten që dokumentet e kompletuara të dorëzohen pranë zyrave të NPB-së para datës 31 janar 2023.

“Ndërmarrja Publike Banesore ju bënë thirrje të gjithë banorëve të ndërtesave me banim kolektiv që të organizohen në plotësimin e kërkesës për përfshirje në projekt me nënshkrimin e minimum 80% të përfaqësuesve të njësive banesore në ndërtesë.
Për të përfituar renovim falas ju lusim që dokumentet e kompletuara të dorëzohen pranë zyrave të NPB-së para datës 31 janar 2023, meqë pas kësaj date investimi falas në hyrje nuk do të jetë më pjesë e projektit.
Bëhu pjesë e projektit më të madh në qytet për renovim dhe mirëmbajtje të hyrjeve duke e shkarkuar kërkesën online” thuhet në njoftimin e NPB-së.