17:22 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

N’pikën e zhegut, fansat grumbullohen për të takuar Azetin!

Reperi i famshëm Azet ka ardhur sot në Prishtinë për t’i vizituar fansat e tij të shumtë.

Azeti ka njoftuar se nga ora 16:00 do të takohet me fansat e tij në Kosovë, në Hotel Grandi në Prishtinë.

Janë fansa të tij të shumtë që kanë pritur me padurim një takim me Azetin.

Temperaturat e larta nuk i ka ndaluar ata që të takohen më interpretuesin e shumë hiteve.

Reperi Shqiptaro-Gjerman apo djali i rekordeve ka dalur t’i takoj fansat ku aty ka ndërhyrë policia duke i lutur turmat të qetësohen pasi e kanë bllokuar sheshin.

Ndryshe, Azet neser do mbajë koncertin e shumë pritur në Germi te Amfiteatri të cilin e ka organizuar ai dhe grupi tij për të kaluar një natë me fansat e tij./IndeksOnline/