Nreca kërkon publikisht falje, tregon pse u prish marrëveshja me Fushë Kosovën

Të hënën, Fushë Kosova e prezantoi Nue Nrecën si përforcim të ri.
Edhe pse palët nuk nënshkruan kontratë, ekipi i Ligës së Dytë doli me njoftim zyrtar në Facebook.
Ndërsa të martën ndodhi çudia, Rahoveci njoftoi opinionin se Nreca do të vazhdonte me ta. Mbrojtësi kosovar në një prononcim për Indeksonline shpjegon arsyet pse vendosi të qëndronte te Rahoveci.
“Rahoveci nguli këmbë që mos me më lëshu, se ka drejtë me të nal në janar. Më ofron kushte shumë më të mira dhe vendosa me nejtë. Në maj ko më shku atje në Skënderbe, kështu që deri në fund të sezonit rri te Rahoveci. Me Fushë Kosovën nuk kam nënshkruar kontratë, ka qenë vetëm marrëveshje gojore. I kërkoj falje publikisht tifozëve të Fushë Kosovës” deklaroi Nreca.
Rahoveci ka ambicie që të promovohet në Ligën e Parë të Kosovës.
Edicionin vjeshtor e përfundoi në vendin e 3-të, me 31 pikë.
/Indeksonline/