14:01 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

NRG Band paralajmëron projektin e ri

Grupi i njohur kosovar, NRG Band po rikthen me një projekt të ri.

NRG Band janë duke punuar në një këngë të re e cila pritet të publikohet së shpejti.

Kështu ka bërë të ditur vokalisti i grupit Besnik Qaka përmes një postim të bërë së fundi në llogarinë e tij të Instagramit.

“Dicka e re po vjen”, ka shkruar Besniku sipër imazhit të publikuar që ka shkëputur nga xhirimet e klipit.

Kënga e tyre e fundit mban titullin “Ani ani” e cila u publikua me videoklip dhe numrëron mbi 1.3 milionë klikime në kanalin “Youtube”./Indeksonline/