NRG Band rikthen me projekt të ri muzikor, lansojnë videoklipin “Faj”

Pak kohë pasi sollën remixin e hitit të famshëm latin “Relacion”, NRG Band janë rikthyer me një këngë origjinale.
NRG Band kanë publikuar projektin e ri muzikor me titull “Faj”, të cilin e sollën bashkë me videoklip.
Videoklipi u realizua nga Valon Aziri, ndërsa vokalisti Besnik Qaka bashkë me anëtarët e grupit erdhën të veçantë në paraqitje.
Kujtojmë që ndryshe nga vitet e mëparshme, NRG Band nuk janë shumë aktiv me projekte të reja, prandaj kjo këngë sigurisht do të pritet mirë nga adhuruesit e tyre./Indeksonline/