19:15 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

NRG Band sjellin projektin e ri ‘Honey’

Grupi i njohur, NRG Band kanë publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga e re e grupit mban titullin ‘Honey’ edhe është publikuar së bashku me videoklip, shkruan Indeksonline.

Projekti u lansua pikërisht në ditën e Shën Valentinit derisa teksti i kushtohet dashurisë.

Kënga më e re e NRG Band tashmë gjendet në kanalin Youtube, sigurisht pritet të pëlqehet nga adhuruesit e grupit të njohur.

Kujtojmë që NRG Band janë tejet aktiv me projekte muzikore, kënga e tyre e fundit ishte përpunimi i këngës ‘Ani mori Nuse’./Indeksonline/